Kosovë, 2 mijë e 987 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 987 raste aktive me COVID-19. Ndërsa nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë 107 mijë e 336 qytetarë të cilët janë infektuar me COVID-19. Shkak i infektimit me koronavirus, 2 mijë e 242 persona kanë vdekur. Javëve të fundit, Kosova ka shënuar ulje të rasteve të vdekjes por edhe rasteve pozitive me COVID-19.