Liverpulli zyrtarizon përforcimin e parë

Përmes ueb sajtit të tyre zyrtar, Liverpulli ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Leipzigun për të transferuar Ibrahim Konaten. Mbrojtësi 22-vjeçar francez tani do të përfundojë formalitetet e marrëveshjes dhe pritet të shpallet si nënshkrimi i parë i Jurgen Klopp në verë në 48 orët e ardhshme.

Liverpulli ka kërkuar të forcohet në mbrojtjen qendrore pasi humbi Virxhil van Dijk, Xho Gomez dhe Xhoel Matip për dëmtim këtë sezon dhe Konate përfaqëson investimin e parë të madh të verës nga ndonjë prej skuadrave kryesore të Premierligës.

Trajneri Jyrgen Klop kishte paralajmëruar se Liverpuli nuk do të bëjë ndonjë transferim me shifra ‘astronomike’ këtë afat kalimtar.

LEXO EDHE:

Back to top button