Paqe “e brishtë” në Gaza, vijojnë tensionet me Izraelin

Një javë pasi hyri në fuqi një armëpushim me Izraelin, njerëzit në Gaza po përpiqen të kthehen në një lloj normaliteti.

Konflikti ishte i shkurtër, por shumë i ashpër, ku u shënuan 250 viktima, kryesisht palestinezë.

“Me çfarë çmimi”, pyeti Hadil, një shitëse në Gaza.

“Gjaku i dëshmorëve. Po pastaj? Asgjë. Gjithçka mbetet e njëjte. Në funt ë fundit, asgjë nuk ndryshon, nuk ia vlen,” – shtoi ajo.

Uji, pajisjet shëndetësore dhe ndërtesat arsimore janë ndër infrastrukturat e dëmtuara ose të shkatërruara. Gjysma e linjave të energjisë elektrike në Gaza nuk funksionojnë më dhe më shumë se një duzinë objektesh mjekësore u dëmtuan, thanë vëzhguesit.

Raketat dhe sulmet ajrore kanë ndaluar, por paqja mbetet ende e brishtë.

Të premten protestuesit hodhën gurë ndaj Forcave të Sigurisë izraelite midis përplasjeve në fshatin Baita, në jug të Nablus në Bregun Perëndimor. Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, deklaroi se një 26-vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

LEXO EDHE:

Back to top button