Ançelloti do të ulet në pankinën e Realit

Karlo Ançeloti pritet të jetë zëvendësuesi i Zinedin Zidan te Real Madridi. Sipas të përditshmes “Marca”, skuadra e Real Madridit ka zgjedhur Ançelotin, si pasues të Zidanit në krye të ekipit.

Klubi madrilen ditëve të fundit ishte në bisedime me disa trajnerë si: Antonio Konte, Maurisio Poketinjo dhe Raul Gonzalez, por në orët e fundit biseduan edhe me Karlo Ançelotin.

Sipas “Marca”, në orët e ardhshme Reali do të zyrtarizojë ardhjen e Ançelotit si trajner i ri i tyre. 59-vjeçari ishte trajner i klubit ‘Mbretërorë’ gjatë viteve 2013-15, dhe tani pritet të rikthehet sërish në Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button