Dardhishta: Nëna e Toni Salit e paraqiti rastin shumë vonë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë shprehet në “Programi 200” se nëna e tanimë të ndjerit toni Sali, rastin e ka aktivizuar 15 vjet pas lindjes së djalit, gjegjësisht në vitin 2017. Megjithatë, sipas tij, pengesat në të cilat hasë drejtoria që ai drejton është Neni 50 i Ligjit mbi të drejtën familjare.

Interesimi i parë nga nëna e Toni Sali, paraqitet në vitin 2017, fiks pas 15 viteve, problemi bazik është se përveç ligjit për evidencën amë ne kemi ligjin mbi të drejtën familjare, neni 50 i këtij ligji në mënyrë taksative parasheh dhe nuk len hapësirë për interpretim ndryshe, thotë bashkëshorti që ka kurorë me gruan, pretendohet që është prind i fëmijës nga e cila kurorë ka lind fëmija, madje edhe ligji shkon më tutje duke qenë në kurorë, edhe pasi të shkurorëzohet një çift, buri ka të drejtë të pretendon edhe 300 ditë pas shkurorëzimit pretendon se është prind i fëmijës, mandej në procedurë civile mund të kontestohet atësia. Do të thotë neni 50 i Ligjit mbi të drejtën familjare këtu pengon drejtorinë tonë”, tha Dardhishta.

LEXO EDHE:

Back to top button