Rasti “Toni Sali”, përplasje në emisionin “Programi 200”

Suzana Saliu, zëvendëse e avokatit të popullit akuzon Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë për jokompetencë dhe paaftësi dhe thotë se këto konstatime do të jenë edhe në raportin vjetor të Institucionit të saj. Këto komente ajo i bëri gjatë programit 200 që transmetohet sonte në orën 21:45 ku shpjegohet rasti i Toni Sali. 19 vjeçari vdiq para disa ditësh, por ai nuk arriti të mjekohet sepse nuk kishte numër amëz dhe si rrjedhojë nuk mund të merrte ndihmë nga shteti. Ai me vite përpiqej të rregullojë statusin e tij. Bujar Dardhishta, drejtor në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë hodhi poshtë akuzat dhe tha se çështja kishte mbetur 19 vite pa zgjidhur për shkak të mungesës ligjore. Avokatja e Toni Sali ndërkohë tha se rasti tregonte paaftësinë e administratës dhe mungesën e gatishmërisë së shtetit për t’i ndihmuar njerëzit më në nevojë.

https://www.youtube.com/watch?v=lmU49KOMtGE

LEXO EDHE:

Back to top button