ASH: “TEC Osllomej” po helmon banorët e Kërçovës

Opozita shqiptare akuzon pushtetin se për shkak të neglizhencës së Institucioneve nëpërmjet termocentralit në Osllome po i helmon banorët e Kërçovës me rrethinë. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kërçovarët sot janë në një gjendje që ju rrezikohen edhe kushtet elementare për jetë.
https://www.youtube.com/watch?v=wTbzmmU6AlU&feature=youtu.be
“E gjithë bota po përcjellë një pandemi, ndërsa Kërçova si edhe në të kaluarën, por edhe sot po rrezikohet për çdo ditë nga mundësia për epidemi të reja vdekjeprurëse nga politikat e gabuara të pushteteve të njëpasnjëshme të BDI herë në bashkëqeverisje me VMRO e herë me LSDM. Termocentrali në Osllome vazhdon të helmojë banorët e Kërçovës, për shkak të neglizhencës së institucioneve që ende as nuk mendojnë të vendosin filtra. Përveç kësaj, hapësira në rrethinën e elektranës shpesh herë shndërrohet në deponi ilegale që kundërmon gjithë rajonin dhe bëhet çerdhe e rreziqeve të ndryshme për shëndetin e banorëve të Kërçovës”- deklaroi Abdulla Sejdini, Aleanca për Shqiptarët.