Protestat e VMRO-së, në ditën e dytë

VMRO-DPMNE ka vazhduar edhe sot bllokimin e rrugëve në kryeqytet dhe në 10 qytete të tjera të vendit. Nga opozita maqedonase edhe sot akuzuan Qeverisë se vazhdon fshehurazi të negociojë me palën bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Deputeti Antonio Milloshovski deklaroi se negocimi fshehurazi i dyshes Zoran Zaev – Vllado Buçkovski me Sofjen zyrtare, dëshmon se Marrëveshja me Bullgarinë e nënshkruar vite më parë nuk ka zgjidhur problemet mes dy vendeve, siç ka pretenduar atëherë kryeministri, por ka shkaktuar probleme të tjera. Nga VMRO-DPMNE thonë se Qeveria patjetër duhet të bëjë publike negociatat me Bullgarinë, në të kundërtën protestat dhe bllokimi i rrugëve do të vazhdojë së paku deri të premten, por me mundësi që të vazhdohen edhe më tej.
https://www.youtube.com/watch?v=VPX8tfmzusE
Është e dukshme se Marrëveshja me Bullgarinë nuk ka zgjidhur probleme, por krijon probleme të reja dhe tani kërkohet nga Maqedonia lëshime të reja. Andaj vlerësojmë se nuk duhet të shihet nga opinioni se çfarë negociohet por të njoftohen mediat dhe qytetarët se cilat janë anekset të cilat Sofja insiston që të jenë pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian- deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.