Franca fiton sfidën në Munih, Pogba merr çmimin

Kombëtarja e Francës shfrytëzoi epërsinë e një goli të shënuar nga mbrojtësi gjerman Mats Humells, për të mundur Gjermaninë me 1-0 në Munih. Në pjesën e dytë, Gjermania e dominoi lojën ndërsa Franca mbrohej në mënyrë fantastike. Madje francezët qëlluan shtyllën me anë të mesfushorit Rabiot. Mbappe shënoi një gol por që francezi ishte në pozitë jashtë loje.

Në anën tjetër Gjermania rrezikoi disa herë portën e Lloris. Franca realizoi edhe njherë, por Benzema ishte në pozitë jashtë lojës, ndërsa rezultati përfundimtar mbeti Franca – Gjermania 1-0.

Poll Pogba është shpallur lojtari i ndeshjes në duelin ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.  Francezi pati paraqitje fantastike në këtë duel ku më pas u shpall edhe lojtar i takimit. Pogba dominoi në mesfushë i shoqëruar nga Kante dhe me pasimet e tij të gjata drejt Mbappes ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Gjermaninë.

“Paraqitja e skuadrës është më e rëndësishmja, pa shokët e skuadrës, unë nuk do të mund të luaja mirë, të gjithë u angazhuam për këtë ndeshje. Gjatë pjesës së dytë, Franca pati dy mundësi të mira përmes kundërsulmeve. Ata mund ta humbnin ndeshjen lirisht 3-0, ndërsa Mbappe ishte fantastik sonte”, shtoi ai. Ishim të fokusuar të bënim punën tonë në fushë, e dimë që duhet të përmbushim pritshmëritë si Kampionë Bote dhe të luajmë me përulësi.Kur vuajmë, vuajmë së bashku, kur sulmojmë, sulmojmë së bashku. Ne e dimë çfarë do të thotë ndeshja e parë, mendoj se sot bëmë një paraqitje që i frikëson kundërshtarët”, tha mes tjerash Pol Pogba.

LEXO EDHE:

Back to top button