Benjamin Pavard ishte pa ndjenja plot 15 sekonda?!

Mbrojtësi i kombëtares së Francës, Benjamin Pavard ka zbuluar se ka qenë pa ndjenja për 15 sekonda në ndeshjen ndaj Gjermanisë, por vazhdoi të luante vazhdimisht. Mesfushori i Gjermanisë, Robin Gosens dhe Pavard garuan për një top brenda zonës së 16-metërshit.

Një ndërhyrje pa kontroll u akordua drejt mbrojtësit të Bajernit, që ra në tokë pa kontrolluar trupin. Stafi mjekësorë francez e lejoi Pavardin të zhvillonte ndeshjen, derisa ky i fundit zbuloi se ishte pa ndjenja për 15 sekonda.

“Mora vërtet një shok. Isha pak ndjenja për 10 deri në 15 sekonda”, deklaroi ai.

E gjithë sakrifica ia veljti, pasi Franca mundi Gjermaninë me 1-0.

LEXO EDHE:

Back to top button