Boçvarski: Komuna e Qendrës ka dhënë lejen për ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në qendër të Shkupit

Komuna Qendër i ka gabuar elaboratet e dorëzuara në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për pezullimin e planeve të detajuara urbanistike të miratuara në vitin 2012. Komisioni në këtë Ministri theksoi se gabimi kryesor i Komunës është se nuk i ka ndryshuar planet dhe kanë lejuar të ndërtohen objekte që nuk përkojnë me Planin e Përgjithshëm Urbanistik. Në rastin e ndërtimit të tre ndërtesave shumëkatëshe prapa Qendrës Tregtare të Qytetit, Ministri Boçvarski tha se me elaboratet Komuna nuk ka dëshmuar se ndërtesat do të shkaktojnë dëme ndaj interesit publik. Boçvarski indirekt tha se Komuna e Qendrës tashmë ka dhënë leje për ndërtimin e tre ndërtesave shumëkatëshe.
Të gjitha komunat brenda detyrimeve të tyre ligjore të përfshihen vazhdimisht në procesin e përgatitjes, miratimit, zbatimit dhe monitorimit të zbatimit të planeve, ndërsa procedurat për pezullim ose mos-aplikim për shkak të harmonizimit duhet të kufizohen në mënyrë hapësinore dhe ligjore ndaj përjashtimeve. Komunat kanë nevojë për zhvillim hapësinor, por në të njëjtën kohë interesi publik dhe interesi i shtetit duhet të mbrohen.”- deklaroi Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.