Holanda në telashe, humb sulmuesin shtatlartë

Përfundon para kohë Europiani për Luk de Jong. Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se sulmuesi i “Tulipanëve” është dëmtuar më gju në stërvitje dhe është larguar nga grumbullimi. 30-vjeçari, i cili numëron 38 ndeshjen me fanellën portokalli, në fakt nuk ishte zgjedhje e parë e trajnerit de Bur për sulmin. Futbollisti i Seviljas në dy takimet e parë në Grupin C është aktivizuar si zëvendësues.

Në formacionin titullar u preferua shtatlarti Vout Veghorst i mbështetur nga Memfis Depaj, ndërsa në sfidën e tretë falë edhe presionit të tifozëve, de Bur i rezervoi një fanellë titullari sulmuesit të ri Donell Malen.

Holanda fitoi të tria ndeshjet e saj në grup, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kritikëve, sidomos kalimin nga rreshtimi klasik 4-4-2 në 3-5-2.

LEXO EDHE:

Back to top button