Kraja: Të gjitha marrëveshjet janë koncesion që Kosova i bën Serbisë

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, thotë se në dialogun me Serbinë nuk duhet të diskutohet për sovranitetin e Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kraja thotë se të gjitha marrëveshjet me Serbinë, kanë një koncesion që Kosova i bën Serbisë. Ai flet edhe për Gjykatën Speciale dhe thotë se nëse ky institucion i drejtësisë ka atribute politike, duhet të kundërshtohet nga të gjithë.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vlerësimet që ka dhënë deri tash, insiston se dialogu Kosovë-Serbi të jetë i hapur dhe transparent. Cili është vlerësimi juaj mbi këtë proces nën udhëheqjen e qeverisë aktuale?

Mehmet Kraja: Ne kemi dalë me një konstatim se dialogu Kosovë- Serbi, po duhet të jetë i hapur, duhet të ketë transparencë, duhet të mos ngutemi në këtë punë, se nuk kemi asnjëfarë emergjence dhe është një dialog i cili mund të presë, karshi situatave të tjera emergjente që i kemi.
Ne kemi bërë një publikim, një publikim të dokumenteve të asaj që është realizuar, të marrëveshjeve që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe t’ju them të drejtën, po i morët dhe patë ato, shihet se ne kemi pasur një qasje joserioze ndaj krejt kësaj pune. Prandaj them unë, nëse bëhet një analizë e sheh se si janë zhvilluar gjërat, absolutisht vjen në një përfundim se ne jemi ngutur dhe shpesh kemi qenë të paqëndrueshëm në këtë dialog.
Në disa rrethana, ne kemi krijuar atmosferën e tillë sikur ne na ngutet shumë për një dialog, sikur ne luftojmë për jetë a vdekje, nuk është e vërtetë fare. Dialogu është i mirëseardhur, do të duhej të zhvillohej në mënyrë normale, por ne nuk kemi asnjë nguti dhe nuk mundemi për shkak të ngutisë të lëmë anash një sërë çështjesh ose t’i kalojmë me shpejtësi një sërë çështjesh.
Mund t’i shikoni dokumentet që ne i kemi botuar dhe aty do të shihni se si është bërë ky dialog që nga Asociacioni i 2013-ës e mbrapa. Të gjitha marrëveshjet në fundamentin e tyre kanë një koncesion të tmerrshëm që Kosova i bën Serbisë. Të gjitha marrëveshjet, pa përjashtim, e përsëris të gjitha marrëveshjet pa përjashtim, të gjitha janë koncesion që Kosova i bën Serbisë.
“Sovraniteti nuk mund të diskutohet”
Natyrisht kur i merr këto dokumente sheh mënyrën se si janë formuluar, nuk ke se si të mos vish në përfundim se ose jemi ngutur ose kemi deficit në mendje ose nuk kemi ditur çka bëjmë ose jemi në një trysni të jashtëzakonshme.
Kush dhe si mund të bëjë trysni për gjëra kaq vitale dhe kaq të rëndësishme për Kosovën. Sovraniteti nuk mund të diskutohet, nuk mund të vihet në dyshim për shkak të asnjë trysnie dhe asnjë ngutje. Marr në përgjithësi, e kemi thënë dhe Akademia ka dalë me një qëndrim rreth kësaj, se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë.
Ne kemi propozuar këtu kur ka qenë kryeministri që të ketë edhe grupe të ekspertëve, të cilët merren me çështja të caktuara që me sa e di, ata ekspertë përsëri janë – rekrutohen nga spektri politik, jo nga fushat e caktuara të dijes dhe kjo ka shumë rëndësi sepse, pastaj dalin edhe deficitet e mëdha që i kemi brenda këtyre marrëveshjeve. Si përfundim mund të them se dialogun ne duhet ta zhvillojmë, ta bëjnë njerëzit të cilët kanë kredibilitet moral, ta bëjnë njerëzit të cilët kanë dije dhe të cilët kanë mandat për ta bërë një punë të tillë./REL