Mesazhi i Rashicës për tifozët e Noruiç Sitit

Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën nga Premireliga, Noriç Siti. Sulmuesi kosovar u largua nga Verder Bremeni, pas tre sezonesh e gjysmë duke luajtur në kampionatin kryesor të futbollit gjerman. Gjatë gjithë kohës së tij me Bremen ai shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat. Rashica u shpreh i kënaqur me transferimin e tij në Angli.

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Norichit, unë jam Milot Rashica dhe unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që do bashkohem me skuadrën. Unë mezi pres të filloj dhe të luaj para të gjithë juve. Shpresoj t’ju shoh shpejt”, përfundoi Milot Rashica.

 

LEXO EDHE:

Back to top button