Lukaku: Vështirë të luash ndaj Ronaldos

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku ka folur lidhur me Kristiano Ronaldon, pas fitores ndaj Portugalisë.
Belgjika shënoi fitore minimale ndaj Portugalisë (1-0), kësisoj u kualifikua në raundin tjetër. Pas ndeshjes, belgu foli për CR7, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë.
“Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, pra nuk është lehtë të luash kundër tij”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse kjo ishte “Euro” e fundit për CR7.