Xhaka: Natë e madhe për ne dhe për tërë Zvicrën

Granit Xhaka beson se Franca është favorit absolut ndaj Zvicrës, mirëpo nuk anashkalon faktin se të gjithë futbollistët që do ët vrapojnë në terrenin e gjelbër do të japin maksimumin, ndërsa eksperiencë në këto garam und tëjetë përcaktuese.
“Përvoja është e rëndësishme, veçanërisht kundër një kundërshtari si Franca. Ne nuk e filluam mirë këtë turne, por më pas u kualifikuam. Do të duhet të bëjmë më të mirën për 120 minuta dhe do të shohim nëse është e mjaftueshme. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Francës, ata kanë lojtarë të klasit botëror. Ne duhet të jemi të zgjuar, dhe të qetë nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të mbrohemi, ne duam të jemi dinamikë, të tregojmë pikat tona të forta.
Shaqiri është një futbollist fantastik, ai është shumë i rëndësishëm për ne, ai e ka treguar këtë në vitet e fundit dhe në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë ku shënoi dy gola, Na duhet që ai të jetë në formë sonte.
Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur, kjo ekip është e gatshme të shkruajë histori. Sonte është një natë e madhe për ne, për të gjithë Zvicrën. Por ne mund të shkruajmë histori vetëm nëse japim 120% nga vetja”, përfundoi Granit Xhaka.
Fituesi i ndeshjes mes Francës dhe Zvicrës në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Kroacisë dhe Francës.