Lionel Mesi drejton Argjentinën në çerekfinale

Argjentina si edhe Brazili, e mbyll fazën e grupeve të “Copa America” në vendin e parë, me 10 pikë. Në sfidën e fundit, Argjentina mundi Bolivinë me 4-1, ku Lionel Messi ishte protagonist me dy gola dhe një asist.  Me këtë rast Messi futet në historikun e futbollit argjentinas,  si lojtari me më shumë ndeshje, 148, me kombëtaren e tij.

Goli i Alejandro Gomezit, pas asistit të Mesit hapi takimin me Bolivinë, para se Mesi të regjsitrojë dy finalizime radhazi. Fillimisht Mesi shënon nga penaltia para se të shënojë golin e dytë pak para se të mbyllej pjesa e pare, pas pasimit të marrë nga Aguero. Në minutën e 60-të, Bolivia gjeti golin e nderit me Saavedran, ndërsa llogaritë në këtë takim i mbylli Lautaro Martinez pesë minuta më vonë me golin e rezultatit përfundimtar 4-1.

Në takimin tjetër, Uruguai mposhti minimalisht Paraguain me gol të Edinson Cavanit në minutën e 21-të.

Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste të “Copa America”. Brazili do të përballet me Kilin, Argjentina me Ekuadorin, Uruguai me Kolumbinë dhe Paraguai me Perunë.

LEXO EDHE:

Back to top button