Italia mund Belgjikën dhe vendos rekord të ri

Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Belgjikën 2-1, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale.

Fitorja ndaj Belgjikës, ishte e 15-ta radhazi e ‘Azzurëve’ në këtë Kampionat Evropian, duke përfshirë 10 ndeshjet e kualifikimeve dhe 5 ndeshjet e raundit final. Rekordi mbahej nga Gjermania dhe Belgjika që kishin 14 fitore radhazi në ‘Euro’.

Italianët po kalojnë në një formë fantastike dhe në përgjithësi kanë 32 ndeshje pa humbje që pas ardhjes së trajnerit Roberto Mançini. Kujtojmë që “Azzurët” në gjysmëfinale takohen me Spanjën.

LEXO EDHE:

Back to top button