Shaqiri: Krenar me ekipin, por na mungoi fati sportiv

Spanja u kualifikua në gjysmëfinale të “Euro 2020”, pasi mposhti Zvicrën, pas ekzekutimit të penalltive.
Protagonisti kryesor i Zvicrës në këtë Kampionat Evropian ishte si gjithmonë Xherdan Shaqiri, i cili e mbylli këtë ‘Euro’ me tre gola të shënuar prej të cilëve njërin e realizoi ndaj Spanjës dhe dy të tjerë kundër Turqisë.
“Unë jam me të vërtetë krenar për ekipin. Penalltitë janë çështje fati 50-50. Unë isha nervoz duke parë gjuajtjet e tyre, mendoj se thjesht na ka munguar pak fati sot,” tha mesfushori shqiptarë pas ndeshjes.