Mësohet data dhe vendi i gjysmëfinales së parë

Kombëtarja e Italiës dhe Spanjës arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të “EURO 2020”, duke mposhtur Belgjikën, respektivisht Zvicrën, në çerekfinale.
Spanja arriti të kualifikohet falë penalltive duke e mposhtur Zvicrën në penallti me rezultat 1-3. Rezultati i këtij takimi në 120 minuta ishte 1-1. Golat në këtë takim i shënuan, Zakaria autogol në minutën e 8’të dhe Shaqiri në minutën e 68’të të takimit.
Në anën tjetër Italia ka mposhtur Belgjikën me rezultat 1-2. Golat në këtë takim u shënuan në pjesën e parë. Barella në minutën e 31’të dhe Insigne në të 44’tën shënuan për italianët, kurse Lukaku nga pika e bardhë shënoi golin e vetëm për belgët në minutën e 47’të.
Ndeshja gjysmëfinale do luhet me 6 korrik në stadiumin “Uembli” të Londrës.