Klop mahnitet nga mesfushori Italian, e do me çdo kusht

Pas dy sezonesh vetëm në rritje me fanellën e Interit në Serinë A, Nikolo Barella është shndërruar në një pikë kyçe edhe te Italia e Roberto Mançinit, pasi ofron kilometra pa fund, ekuilibër dhe shpesh edhe gola me peshë, si ai ndaj Belgjikës, që shërbeu për zhbllokimin e rezultatit.

Në Itali të gjithë e quajnë një siguri mesfushorin 24-vjeçar të Interit, i cili me performancën e tij në Europian po tërheq vëmendjen e shumë klubeve europiane, teksa së fundi mediat angleze flasin për një interes konkret të Liverpulit.

From left, Italy’s Nicolo Barella, Gianluigi Donnarumma, Ciro Immobile and Lorenzo Insigne warm up prior to the Euro 2020 soccer championship group A match between Italy and Wales, at the Rome Olympic stadium, Sunday, June 20, 2021. (Riccardo Antimiani, Pool via AP)

Jyrgen Klop ka mbetur i mahnitur nga cilësitë dhe personaliteti i futbollistit italian dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta sjellin menjëherë në “Anfield Road”, pasi e sheh Barellën si zëvendësuesin ideal të Uajnaldum, i cili u largua si futbollist i lirë për të firmosur me PSZH-në.

Aktualisht te Interi nuk kanë ndërmend të shesin futbollistë të tjerë përveç Hakimit dhe për më tepër, Barella është një italian me të ardhme të ndritur, që zikaltrit duan ta mbajnë fort, megjithatë anglezët kanë para dhe mund të joshin jo pak drejtuesit zikaltër.

Milanezët shpenzuan rreth 45 milionë euro për blerjen e futbollistit nga Kaliari dhe do të mund të hiqnin dorë vetëm në rast të një oferte prej 65-70 milionë eurosh, shifër kjo që përkon edhe me vlerën e Barellës në treg.

LEXO EDHE:

Back to top button