KF Prishtina në Budapest, për të sfiduar Ferencvaroshin

Skuadra e Prishtinës është nisur drejt Budapestit, ku nesër, në orën 18.00, do të përballet me skuadrën e Ferencvaroshit, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Futbollistët e Prishtinës tashmë kanë marrë rrugën për Budapest, ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin “Groupama Arena”. Ekipi nga kryeqyteti i Kosovës, do të zhvillojë stërvitjen e parë në Hungari sot prej orës 18:45. Prishtina erdhi deri në këtë faze, pasi fitoi raundin para-kualifikues përballë Folgore dhe Inter Eskaldes.

Ndeshja e parë zhvillohet në orën 18:00 në Budapest, ndërsa ajo kthyese është më 13 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

LEXO EDHE:

Back to top button