Dukesha Kate Middleton në vetë-izolim 

Bashkëshortja e Princit të Mbretërisë së Bashkuar, William, Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton, ka njoftuar se është në vetë-karantinë për 10 ditë për arsye se ka pasur kontakt me një person testi i të cilit për ka rezultuar pozitiv.

Në njoftimin e bërë nga Pallati Kensigton thuhet se Kate Middleton do të vetë-izolohet në shtëpi, ndërsa ajo nuk ka asnjë simptomë.

Middleton e cila do të qëndrojë për 10 ditë në karantinë, aktivitetin e fundit publik e kishte të premten e kaluar në Wimbledon.

Dukesha e Cambridge-it, më parë kishte marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button