Thyhet tradita, Spanja nuk kalon gjysmëfinalen

Secilës traditë i vjen fundi, ashtu edhe Spanjës, e cila nuk arriti të kalojë në finale të edicionit të 16 të Kampionatit Evropian, pasi që u mund në gjysmëfinale nga Italia, me ekzekutimin e penaltive.

Më parë Spanjë ka fituar çdo ndeshje të gjysmëfinales në katër tentimet, ndërsa në pesë ekzekutime të penaltive ka dalë fitues në Kampionatet Evropiane.

Mirëpo e gjithë kjo tani i përket historisë, ndërsa “azzurët”, pas vitit 2012, për herë të parë do të luajnë në finale, me shpresë që të arkëtojnë titullin e parë pas vitit 1968, kur për herë të parë ngritën lartë trofeun evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button