Shilegov në gjykatë mbron qëndrimin për heqjen e anijes në lumin Vardar

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov tenton ta bind gjykatën se anija në lumin Vardar është pajisje urbane dhe qyteti i Shkupit mund ta heq atë në çdo moment. Shilegov pret që një gjë të tillë ta konfirmojë gjykata, që të mund t’i largojë të gjitha anijet nga Vardari, pa i paguar dëmshpërblim kompanive që i kanë me qira këto objekte.
https://youtu.be/MjwKsXZAIwI
Unë jam i obliguar që të kujdesem edhe për fondet publike nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Them sërish, nëse do të donim të dëmtojmë buxhetin, mundeshim ta ndërpresim marrëveshjen dhe deri më tani t’i kishim paguar. Megjithatë, mendoj që nuk ka nevojë çmenduritë e dikujt në të kaluarën t’i paguajnë qytetarët – tha Petre Shilegov- kryetar i Shkupit.
Drejtuesi i kompanisë “Servis”, Zharko Milenkoski, kompania që menaxhon me galinë, shprehet se kanë marrëveshje që Qyteti duhet ta respektojë.
Kështu, të mos gënjehemi, nuk bëhet fjalë për deklaratë të njëanshme nga Qyteti se duhet të hiqet pajisja urbane dhe se për këtë ka marrëveshje, të gjykohemi, e kështu me radhë. Por, ky është një debat krejt tjetër juridik – deklaroi Zharko Milenkoski- drejtues i kompanisë “Servis”.
Qyteti i Shkupit ka ndërprerë marrëveshjen me kompaninë drejtuese të anijes për shkak se nuk ka paguar qira për objektin. Për këtë ka kontest të posaçëm. Gjykata në ditët në vazhdim do të prononcohet nëse deri në mbarim të procesit, do të mund të vazhdojë prishja e anijes apo jo.
Igor Stefanovski