Kosovë, 106 raste aktive me Kovid-19

106 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë. Kjo, pasi të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë raportoi më shumë të shëruar sesa të infektuar. Vdekje nuk kishte. Në bazë të të dhënave në njëzetekatër orët e fundit, u regjistruan 12 infeksione të reja e 14 të shëruar.

Ndërkohë vaksinimi masiv po vazhdon. Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 11.518 qytetarë. Tash 78.298 njerëz e kanë kompletuar vaksinimin, ndërsa 282.180 kanë marrë të paktën një dozë.

LEXO EDHE:

Back to top button