Arrestohen 3 vëllezër në Vlorë, akuzohen se dhunuan gjyqtarin

Në pranga janë vënë shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, vëllezërit kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin Arqile Basho, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.