Milani kompleton transferimin e Giroud

Sulmuesi francez kalon nga Premier Liga angleze tek Serie A italiane. Gjiganti italian AC Milan ka bërë zyrtare transferimin e Olivier Giroud në një marrëveshje permanente nga skuadra e Chelseat, raporton vetë faqja zyrtare e klubit.
34 vjeçari francez lë klubin e Chelseat, dhe kalon tek “Rossonerët” në një marrëveshje dy vjeçare, ku do të qëndroj në “San Siro” deri në vitin 2023, përcjell KosovaPress.
Shuma që raportohet që Milani e ka ofruar për shërbimet e Giroud është një milionë euro, dhe një milionë të tjera në formë bonusesh.
Që nga transferimi i tij tek Chelsea nga Arsenali, Olivier Giroud ka bërë 119 paraqitje për “Topçinjtë”, duke regjistruar 39 gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.