Katër futbollist nga Maqedonia te Dinamo

Katër futbollist nga Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e skuadrës së Dinamos nga Tirana. Gjithçka filloi me firmën e Aleksandar Isaevskit, që të vazhdojë me Goran Siljanovskin, ndërsa së fundit janë prezantuar Besir Demiri dhe Agim Ibraimi. Këta dy të fundit, ishin pjesë e skuadrës së Kukësit, në sezonin e fundit, ndërsa Ibraimi ishte golashënuesi i parë i ekipit dhe sezonit në Superligën e Shqipërisë. Me këto përforcime dhe afrimet e tjera të futbollistëve, Dinamo Tiranë do të shtojë konkurencën në Superligën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button