Seria A me Inter-Xhenova dhe derbin Sampdoria-Milan

Serie A ka shpalosur oraret e ndeshjeve të javës së parë dhe të dytë të sezonit 2021-22. Kampionët në fuqi, skuadra e Interit, hap kampionatin në orën 18:30, e shtunë, ndaj Xhenoa-s në “San Siro” dhe gjithashtu do të luajnë herët edhe fundjavën pasuese.
Juve në Udine do të jetë të dielën në mbrëmje, Milani mbyll raundin e 1-të të hënën në orën 20:45 në fushën e Sampdoria-s. Në fakt, Inter-Xhenoa do të hapë kampionatin e Serisë A 2021-22 për debutimin zyrtar të Simone Inzagit në stolin zikaltër. Ndeshja e planifikuar për të shtunën 21 gusht në ora 18:30, e fiksuar në të njëjtën kohë edhe për Verona-Sasuolo.
Të shtunën në orën 20:45 do të jetë radha e debutimit të Maurizio Sarrit, që do të përballet me të kaluarën e tij. Në Kastellani luhet Empoli-Lazio, në të njëjtën kohë Torino-Atalanta.
Të dielën, dy ndeshje të planifikuara në 18.30, duke përfshirë Juve në skenë në Udine, ndërsa Bolonja do të presë Salernitana të sapo promovuar.
Të hënën në orën 18.30 vjen sfida Kaliari-Spezia, ndërsa java e parë do të mbyllet në 20:45 me derbin Sampdoria-Milan.