Tiranë, mijëra besimtarë myslimanë festuan Kurban Bajramin

Në Tiranë, mijëra besimtarë myslimanë festuan Kurban Bajramin me faljet në sheshin Skënderbej. Kryetari i Komunitetit Mysliman, haxhi Bujar Spahiu, i kushtoi një pjesë të madhe në fjalën e tij dhunës në familje dhe thirrjes ndaj besimtarëve për të qëndruar pranë familjes, fëmijëve, nënave e prindërve. Spahiu tha se kjo festë duhet të shërbejë si pikë kthese duke iu larguar urrejtjes dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrit për të ndërtuar një botë sa më të mirë.