Milani kërkon edhe 5 përforcime të tjera

“Corriere dello sport” raporton se Milani nuk do të ndalet me transferimet, por planifikon që të angazhojë edhe 5 persona të tjerë, ndërsa prioritet do të jetë që të gjendet zëvëndësimi për Hakan Çalhanogllu.
Për momentin më afër “San Siros” është kroati Nikolla Vllashiq dhe Milani punon në transferimin e tij nga CSKA Moska. “Rosonerët” janë të gatshëm që të japin 5 mln euro për huazimin dhe pastaj të blejnë në fund të sezonit për 25 mln euro.
Ndërkohë skuadra nga Milano kërkon edhe një futbollist të mesfushës, që do ët jetë zëvëndësim për Frenk Kesi, ndërsa kërkojnë edhe mbrojtësi të krahut të djathtë dhe mesfushor ofenziv, poashtu në krahun e djathtë.