COVID-19, RKI: Gjermania ka hyrë në valën e katërt

Ndërsa disa qeveri arabe kanë reaguar me deklarata të paqarta për trazirat politike në Tunizi, më të këqijat e vendit në një dekadë, të tjerat deri më tani kanë heshtur plotësisht.
Të dielën, presidenti tunizian Kais Saied ngriu parlamentin dhe shkarkoi kryeministrin Hichem Mechichi për shkak të thellimit të krizës politike dhe ekonomike në vendin e Afrikës së Veriut që frymëzoi kryengritjet e Pranverës Arabe të viteve 2010-11.
Tunizia u pa gjerësisht si suksesi i vetëm demokratik i kryengritjeve arabe.
Saied, një ish-profesor i drejtësisë, mbrojti lëvizjet e tij, duke thënë se ato ishin në përputhje me kushtetutën, ndërsa kundërshtarët e tij, kryesisht lëvizja islamike ”Ennahda”, i denoncoi ato si një grusht shteti.
Muajt e fundit, Saied, i cili mori detyrën në vitin 2019, është përfshirë në një mosmarrëveshje politike mbi kompetencat e qeverisë dhe parlamentit.
Arabia Saudite, djepi i Islamit, e ka quajtur situatën në Tunizi një çështje të brendshme dhe sovrane.
Ministria e Jashtme saudite tha se ”monarkia mban anën e çdo gjëje që përmirëson sigurinë dhe stabilitetin e motrës së saj tuniziane”.
Ndërsa Egjipti ende nuk ka bërë komente zyrtare mbi tensionet tuniziane, mediat pro-qeveritare egjiptiane kryesisht i kanë përshkruar lëvizjet e Saied si synim për të shpëtuar Tunizinë nga ”Ennahda”, e parë si një degë e ”Vëllazërisë Myslimane”.
Në vitin 2013, ushtria egjiptiane, e udhëhequr nga presidenti aktual Abdel-Fattah al-Sissi, rrëzoi presidentin islamik Mohammed Morsi, udhëheqësin e parë egjiptian të zgjedhur në mënyrë demokratike, por të ndarë, pas protestave masive kundër qeverisë së tij.
”Vëllazëria Myslimane” tani është e ndaluar në Egjipt dhe te aleatët kryesorë rajonalë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Monarkitë e Gjirit tradicionalisht kanë akuzuar islamikët për nxitjen e mosmarrëveshjeve dhe përpjekje për të kapur pushtetin.
Tunizia përmes ministrit të saj të Jashtëm, Othman Jerandi shpjegoi zhvillimet e fundit të vendit në thirrje të veçanta me homologët e tij egjiptian, saudit dhe kuvajtian.
“Vëllezërit arabë theksuan mbështetjen e tyre për Tunizinë në këto rrethana delikate dhe besimin e tyre në aftësinë e saj për të kapërcyer sfidat e fazës aktuale në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin e saj”, theksoi Ministria e Jashtme e Tunizisë, pa dhënë detaje.
Katari, i akuzuar shpesh nga kritikët arabë si sponsor i islamistëve, u ka bërë thirrje fraksioneve tuniziane që të shmangin përshkallëzimin dhe të lejojnë “zërin e mençurisë” të mbizotërojë.
Liga Arabe, një bllok rajonal, ndërkohë tha se shpresonte se “Tunizia do të kapërcejë shpejt fazën aktuale të trazuar”.
Tunizia ka përjetuar një ngadalësim ekonomik për shkak të trazirave publike dhe sulmeve nga rebelët militantë që nga kryengritja e saj që përmbysi diktatorin e vjetër Zine El Abidine Ben Ali në 2011.
Problemet ekonomike të vendit janë shtuar kohët e fundit nga një rritje e rasteve të koronavirusit.
Si pjesë e lëvizjeve të tij të diskutueshme, Saied njoftoi gjithashtu se ai do të veprojë si kryeprokurori i Tunizisë.
Hetuesit tunizianë kanë hapur një hetim mbi pretendimet se ”Ennahda”, partia më e madhe politike në vend dhe partisë liberale ”Qalb Tounes” që kanë marrë në mënyrë të paligjshme para të huaja, theksoi një zyrtar gjyqësor.
”Hetimi vjen në përgjigje të një ankese ligjore të paraqitur nga Partia aktuale Demokratike, e parë si e afërt me Saied”, shtoi një zëdhënës i gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit, Mohsen Daly.
Ndërkohë, policia tuniziane ndaloi përkohësisht dy gazetarë të lidhur me ”New York Times” para se t’i lirojë, konfirmoi një zëdhënës i gazetës.
Benlakehal, një gazetar i pavarur, u mbajt për rreth dy orë dhe tha se nuk i lejohej të vazhdonte më punën e tij.
Të hënën, transmetuesi i Katarit ”Al Jazeera” tha se të paktën 20 oficerë policie të armatosur rëndë kanë hyrë në zyrën e tyre dhe kanë urdhëruar gazetarët të fikin telefonat dhe të largohen.