Guus Til, eliminon Dritën nga Liga e Konferencës

Skuadra e Dritës është eliminuar nga Liga e Konferencës, pasi që u mung nga Fejnordi në Roterdam me rezultat 3-2.
Ndeshja nisi më mirë për holandezët që kaluan në epërsi në min e 7’ përmes Guus Til, por Drita reagoi shpejt duke barazuar në min e 12’ përmes Marko Simonovskit. Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe kaloi në epërsi në min e 16’ me golin e Astrit Fazliut dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1. Megjithatë në pjesën e dytë gjilanasit nuk arritën ta ruajnë rezultatin, pasi në min e 68’ fillimisht barazoi Fejnordi me golin e Til.
Ndërsa në min e 90’, Til kompletoi tre golëshin duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas dy ndeshjeve.