Prishtina mundet në Uells, por kalon në turin e tretë

Skuadra e Prishtinës kalon në fazën e tretë të Ligës së Konferencës, përpos disfatës 2-4 ndaj Connah’s Quay në Uells.  Megjithatë Prishtina avancon tutje pasi kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë 4-1 dhe kështu kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Pjesa e parë nisi më mirë për Connah’s që kaluan në epërsi në min e 3’ përmes Jamie Insall, megjithatë Ermal Krasniqi realizoi dy gola të shpejtë në min e 29’ dhe 36’ për ta mbyllun pjesën e parë në epërsi 1-2.

Në pjesën e dytë skuadra e Uellsit ishte shumë më e mirë duke barazuar rezultatit në min e 47’ përmes George Horan, ndërsa në min e 57’ realizoi sërish Insall për 3-2., ndërsa golin e fundit të ndeshjen e realizoi Kallum Morris për 4-2. Prishtina në fazën tjetër takohet me skuadrën norvegjeze të Bodo/Glimt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button