Këngëtarja e njohur Shakira rrezikon të përballet me gjyqin në Spanjë me akuza të rënda ndaj saj!

Ylli i muzikës Shakira rrezikon të përballet me gjyqin në Spanjë me akuzën për shmangie të taksave në vlerë 15.2 milionë. Pas një investigimi për rreth një periudhë tre-vjeçare mbi këngëtaren kolumbiane, gjyqtari i çështjes ka arritur të evidentojë gjashtë vepra penale, për të cilat ajo mund të dënohet me burg.

Në dhjetor të 2019, Shakira u akuzua se ajo nuk kishte paguar taksat që nga viti 2012 e deri në 2014 dhe shuma e papaguar ishte rreth 16 milionë dollarë, kur ajo jetonte në Spanjë. Por, yllit të “Hips Don’t Lie” iu bë një kontroll në fillim të 2019 dhe mohoi çdo akuzë, sipas Associated Press.

Ndërmjet kësaj periudhe, ajo ka jetuar në Panama sepse aty ndodhet rezidenca e saj zyrtare. Por, sipas prokurorit publik ajo ka shpenzuar më shumë se një vit në Spanjë këtë kohë. Duke e kaluar këtë periudhë kohe e bën me ligj 44- vjeçaren banore të atij vendi dhe është e detyruar të paguajë taksat. Nga ana tjetër, burime për të kanë treguar se Shakira ka paguar ato shuma që i janë ngarkuar nga zyra e taksave.

Rikujtojmë se Spanja, kohët e fundit ka pasur plot raste të tilla përsa i përket evazionit fiskal, pëfshirë më së shumti, futbollistët. Në 2018, futbollisti me pozicion mbrojtës, Marcelo Vieria u shpall fajtor për mospagim të taksave dhe u dënua me katë muaj burg.

LEXO EDHE:

Back to top button