Ish diplomatët mirëpresin miratimin e Rezolutës ndaj Bullgarisë

Ish ambasadori i Maqedonisë në Bullgari Marjan Gjorçev, e konsideron si një veprim të mirë që partitë votuan në Kuvend rezolutën për vijat e kuqe në negociatat me fqinjin lindor. Në vend të një problemi të ri, Gjorçev beson se dokumenti do të hapë horizonte të reja për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy vendeve. Me rezolutën, sipas Gjorçevit, dërgohet mesazh që vendi nuk do të lëshojë pe në negociatat, megjithë shpresat e Bullgarisë për të pranuar kushtet e tyre.

 Për herë të parë, Bullgaria do të ketë një situatë të qartë në lidhje me vijat e kuqe të Republikës së Maqedonisë, dhe se përmes këtyre vijave të kuqe, me siguri si anëtarë të NATO-s të dyja vendet do të përpiqen me strukturat e NATO-s ti realizojnë korridoret e sigurta, Korridorin 8, korridoret energjetike,  që nënkuptojnë siguri. Prandaj mendoj se kjo rezolutë është shumë e rëndësishme dhe parashikon vlerat evropiane”, tha Marjan Gjorçev, ish ambasador në Bullgari.

Gjorçev është i bindur se status quo-ja dhe vendnumërimi i vendit në rrugën për në BE, nuk i përshtaten Bullgarisë. Megjithatë, sipas tij, Bullgaria ka hapësirë për manovrim dhe pret që ajo të bllokojë edhe dy presidencat e ardhshme në Këshillin e Evropës. Por për ish-ambasadorin në Bullgari, nuk ka mosmarrëveshje midis Sofjes dhe Shkupit, sepse asnjë shtet në Evropën moderne nuk mund tjetrës t’ia mohoj shtetësinë, gjuhën, identitetin, kulturën dhe kombin.

 Nga pikëpamja teknike, presidenca e Sllovenisë ndoshta mund të kalojë, edhe një tjetër presidencë. Bullgaria do të kërkojë mënyrë për t’i paraqitur pikëpamjet e saj. Por këto pikëpamje janë të pambrojtura nga dimensioni evropian, dhe herë do kurdo do të duhet ta kuptojë se pa marrë parasysh sa herë e përsërisin veton, me secilën veto ata do të humbin besimin si Republika e Bullgarisë nga partnerët evropianë”, pohoi Marjan Gjorçev, ish ambasador në Bullgari.

Një ditë më prë me 95 vota “për” në Kuvend, u votua rezoluta, e cila vendos linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë. Dokumenti u dorëzua nga VMRO-DPMNE, dhe u mbështet nga pushteti. Ai parashikon se asnjë qeveri nuk ka të drejtë të negociojë mbi identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button