“Ballkani i Hapur”, shumë punë për t’u bërë realitet

Komuniteti i biznesit ka pritje të ndryshme për përfitimet, që do të ketë iniciativa “Ballkani i Hapur”, për rritjen ekonomike të ekonomive vendore. Ekspertët ekonomikë thonë se përfitimet do të jenë të dukshme, për qytetarët dhe ekonominë nëse ata udhëtojnë, punojnë ose investojnë pa pengesa. Por, që Ballkani i Hapur të bëhet realitet në vitin 2023, vendet duhet të punojnë shumë, por gjithashtu të përpiqen ti bindin Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinën, që t’i bashkohen kësaj iniciative. Kështu, rajoni do të bëhet më i fortë ekonomikisht dhe do të zhvillojë një ekonomi të fortë thotë eksperti ekonomik, Branimir Jovanoviç.

Nuk duhet të kuptohet që Ballkani i Hapur, është zëvendësues i Bashkimit Evropian. Një Ballkan i hapur është një gjë, anëtarësimi dhe integrimi është ç[shtje tjetër. Ajo që është bërë tani nuk është e mjaftueshme nga dy aspekte, ne shohim se vetëm tre ekonomi janë bashkuar për momentin, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi nuk janë bashkuar, shpresoj që së shpejti edhe ato të bashkohen. Bashkëpunimi nuk duhet të mbetet në lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, bashkëpunimi duhet të rritet dhe të shkojë në drejtim të ndjekjes së politikave të përbashkëta, politikave ekonomike të rajonit. Rajoni duhet ta kuptojë se është i fuqishëm vetëm kur është së bashku”, tha Branimir Jovanoviq, analist Ekonomik.

Kufijtë e hapur do të nënkuptojnë lehtësimin e transportit të mallrave dhe shërbimeve sepse nuk do të ketë ndalesa në kufij ndërsa do të hiqen edhe tarifat doganore. Transportuesit gjithashtu shpresojnë që të bashkohen edhe vendet e tjera.

Qëllimi duhet të jetë heqja e të gjitha lejeve të transportit nëse duam të kemi treg vërtet të lirë jo vetëm në territorin e këtyre vendeve por edhe jashtë sepse ka nevoja biznesi jashtë kufijve të vendeve. Unë pres që tre vendet e tjera të mbledhin forcë dhe të kontribuojnë për t’u bashkuar sepse do të marrim sinjale pozitive në rajon”, theksoi Biljana Muratovska, Makamtrans.

Presidenti Pendarovski e vlerësoi nismën për Ballkanin e Hapur si një përgatitje të shkëlqyer të vendeve për anëtarësimin në BE dhe se ai pret pranimin e vendeve të tjera. Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia janë zotuar se nga 1 janari 2023 “Ballkani i hapur” do të bëhet realitet, kufijtë midis këtyre vendeve nuk do të ekzistojnë, promovimet e produkteve të përbashkëta do të organizohen, por do të shkëmbehet fuqia punëtore.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button