Izrael, presidenti Herzog merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Presidenti izraelit Isaac Herzog, 60 vjeç, u vaksinua me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, pas vendimit të marrë për t’u dhënë të moshuarve një dozë përforcuese.
Vendimi vjen pasi infeksionet po rriten, mes dëshmive se efektiviteti i vaksinimit me Pfizer/BioNTech ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i qershorit.
Numri i infeksioneve të reja të COVID-19 të raportuara në Izrael brenda një dite tashmë ka tejkaluar shifrën 2 000 për katër ditë rresht.
Sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi 2 140 infeksione të reja për një ditë më parë, me 167 pacientë të sëmurë rëndë.
Çdokush i moshës 60 vjeç e lart dhe që ka marrë një dozë të dytë vaksine të paktën pesë muaj më parë, tani mund të marrë një dozë përforcuese.
Pak më shumë se 58 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.