Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

Biden shpall masat e reja për frenimin e COVID-19

schedule14:48 – 30 Korrik, 2021
Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit civilë të qeverisë federale duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska. Po ashtu mbajtja e maskës do të kërkohet për të gjithë punonjësit dhe vizitorët në shumë ndërtesa federale.
Presidenti Biden foli të enjten nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë.
“Me vendimin tim, nën drejtimin tim, i gjithë personeli federal dhe vizitorët në ndërtesat federale do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Siç e kam thënë që në fillim, mbajtja e maskës nuk është deklaratë politike, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe mbrojtjen e të tjerëve. Maskimi është mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19. Por nuk ka dyshim që vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes së rëndë nga COVID-19 “, tha Presidenti Biden.