Policia ekstradon 59 persona në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me policitë e vendeve tjera ka arritur që nga 15 shtatori deri më 1 tetor ka arritur që të arrestojë dhe të kthej në burgjet e vendit 59 persona të cilët kanë qenë jashtë vendit. Siç njofton zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, në suaza të aksionit operativ “i arratisuri” MPB ka ndërmarrë masa dhe aktivitete intensive për gjetjen dhe ekstradimin e personave që kanë ikur nga shteti jonë, ndërsa janë lëndë e hetimit të institucioneve tona.