SHBA dhe Slovenia, të parët në gjysmëfinale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Sllovenia kanë siguruar kualifkimin në gjysmëfinale të Lojrave Olimpike “Tokio 2020”. SHBA në çerekfinale mundi Spanjën me rezultat bindës 95-81. Pjesa e parë u mbyll me barazim 43-43, ndërsa në vazhdim basketbollistët amerikan ngritën rritmin e lojës dhe filluan të krijojnë epërsi. Fillimisht kishin 6 pikë epërsi në çerekun e tretë (26-20), ndërsa në çerekun e fundit ishin edhe më bindës, duke krijuar epërsi të përgjithshme prej 14 pikëve, pran rezultatit përfndimtar 95-81. Më efikas të SHBA ishte Durant me 29, ndërsa te Spanja u dallua Rubio me 38 pikë. Amerikanët tani presin fituesin e duelit: Australia-Argjentinë për tu përballur në gjysmëfinale.

Ndërkohë Sllovenia e udhëhequr nga dyshja fantastike, Zoran Dragic dhe Luka Doncic po mahnit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.  Sllovenët këtë radhë mposhtën Gjemaninë me rezutlat të thellë, 94-70, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Dragiç regjistroi 27 pikë, ndërsa Donçiç shtoi edhe 20 pikë. Te Gjermania, Lo shënoi 11 pikë, ndërsa Gifrej regjistroi vetëm 10 pikë. Sllovenia tani pret fituesin duelit: Australia/Argjentina për tu përballur në gjysmëfinale Itali-Francë.

LEXO EDHE:

Back to top button