Zyrtare, Van Gaal për herë të tretë në krye të Holandës

Luis van Gaal për herë të tretë do të jetë në krye të përfaqësueses holandeze të futbollit. Federata holandeze e futbollit ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin 69-vjeçar për një bashkëpunim që do të zgjasë deri në vitin 2022.
“Futbolli holandez ka qenë gjithmonë pranë zemrës sime dhe stërvitja e kombëtares është, sipas meje, një pozicion kyç për përparimin e mëtejshëm të futbollit tonë. E konsideroj nder të stërvit ekipin kombëtar holandez. Ka pak kohë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, të cilat janë menjëherë vendimtare për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Prandaj, fokusi është menjëherë 100 për qind te lojtarët dhe qasja taktike. Në fund të fundit, unë u emërova për këtë. Deri tani kam folur tashmë me një numër lojtarësh dhe stafi teknik është vënë në dispozicion së bashku me Federatën. Mezi pres ta nisim punën së bashku,” ka thënë mes tjerash Van Gaal.
Van Gaal e ka udhëhequr Holandën edhe dy here të tjera. Vlen të kujtohet sidomos përvoja e dytë e tij, pasi i çoi “Tulipanët” deri në gjysmëfinale të Botërorit 2014 (u renditën të tretët).