Belgjikë, 45 të arrestuar për kontrabandë me cigare

Oficerët e doganës belge arrestuan 45 persona të mërkurën dhe kapën 28 milionë cigare, ndërsa numërimi është ende në proces, njoftoi Ministria e Financës në Belgjikë.
Belgjika është bërë qendër e trafikut të cigareve në vendet fqinje dhe ky ishte një ndër operacionet më të mëdha për cigaret kontrabandë.
17 persona me kombësi ukrainase dhe bullgare u vendosën në një magazinë duke punuar me turne për të tharë duhanin.
“Depoja funksionon 24 orë në ditë dhe punëtorët nuk largohen nga ambientet e saj në mënyrë që mos të bien në sy për aktivitetin e dyshimtë në lagje,” – shpjegoi Florence Angelici, zëdhënëse e ministrisë të Financave.
“Ata do të flenë, punojnë, hanë, do të bëjnë dush në po të njëjtin vend, pa dalë jashtë për javë të tëra, madje edhe muaj,” – shtoi ajo.
Një stok i madh cigaresh ishte bërë gati për t’u nisur në Mbretërinë e Bashkuar.