Vazhdon ëndërra e Prishtinës në Ligën e Konferencës

Skuadra e Prishtinës vazhdon me sukseset në Ligën e Konferencave, pasi që në sfidën e parë të rrethit të tretë, mundi norvegjezët e Bodo/Glimt në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1. Dy gola u shënuan në pjesën e parë, derisa të fitores Prishtina e realizoi në pjesën e dytë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me Berg që shënoi për 1-0 në minutën e 11-të. Prishtina reagoi në minutën e 44’, Otto John realizoi për 1-1, rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina vazhdoi të shtynte përpara, duke mos iu frikësuar aspak norvegjezëve dhe kjo dha rezultat. Në minutën e pas një tollovie, Lode e devijoi topin duke dërguar në portën e tij, për t’ia dhuruar fitoren Prishtinës. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Norvegji dhe fituesi kalon në play-off, i cili është rrethi i fundit që siguron pjesëmarrjen në fazën grupore të garës së kategorisë së tretë në futbollin evropian.

Prishtina do ta shkruante historinë nëse e arrin play-off’in duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për një garë evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button