Nisin kontaktet mes PSZH-së dhe Messit

PSZH do provojë ta bind yllin e Barcelonës, Lionel Mesi për kalimin në “Parkun e Princave”. Argjentinasi do gjejë aty një projekt fitues dhe mikun e vjetër, Nejmar. Ndarja ishte e shpejtë, pas më shumë se 20 vite, Barcelona konfirmoi largimin e Mesit. Tifozët e Barcelonës janë duke parë ‘makth’, derisa tifozët e PSZH-së janë duke ëndërruar për këtë arritje faraonike.

Sipas gazetarit italian, njëkohësisht ekspert në transferime, Xhianluka di Marzio, kanë nisur kontaktet e para që ta sjellin Mesin në Francë dhe PSZH shpreson ta bind.

Ndërkohë, Man. Siti thuhet se nuk është i interesuar për argjentinasin, pasi që ditë më parë konfirmoi ardhjen Grealishit për 100 mln euro.

LEXO EDHE:

Back to top button