Mogamedxhi Nurov, ndalet në çerekfinale

Sportisti i fundit i Maqedonisë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, mundësi Mogamedxhi Nurov u ndal në çerekfinale të kategorisë deri më 97 kg, në stilin e lirë. Nurov kishte një fillim të mirë dhe në raundin e parë mundi kampionin e Tunisit, Mohamed Sadui me 5-0, ndërsa në çerekfinale u ndesh me mundësin nga Kuba Reines Salas Perez.
Ky i fundit eliminoi një ndër favoritët për medaljen e artë, bjellorusinë Aleksandar Hushti, ndërsa ndaj Nurovit falë eksperiencës, shënoi fitre me rezultat 6-4.
Tani Nurov do të pret se si do të shkojë sfida e gjysmëfinales në mes Perezit dhe rusit Adbullrashid Sadullaevit. Në rast se mundësi nga Kuba arrin në finale, Nurov do të zhvillojë sfidën e repasazhit dhe do ët ketë mundësi që të luftojë për medaljen e bronzit.