DASH: Irani të rikthehet shpejt në negociatat bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan presidentit të ri iranian, Ebrahim Raisi që vendi i tij të rikthehej shpejt në negociatat bërthamore.

”Ne i bëjmë apel presidentit të ri iranian, Ebrahim Raisi që negociatat për marrëveshjen bërthamore të rinisin së shpejti”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Konservatori iranian dhe ish-kryegjykatësi Ebrahim Raeisi u betua dje si president i ri i Iranit në prani të personaliteteve të larta të huaja.

Raisi, i cili arriti një fitore të lartë në zgjedhjet presidenciale të qershorit, që u shënuan me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në historinë e Iranit, u betua para shefit të drejtësisë Mohsen Eje’i në parlament.

Ndër pjesëmarrësit e huaj të rangut të lartë ishin presidenti irakian Barham Salih, presidenti afgan Ashraf Ghani, zëvendëspresidenti i Venezuelës, Menendez Prieto, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, kryeministri algjerian Aymen Benabderrahmane, kreu i parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin e tjerë.

Zyrtarë të lartë nga Palestina, Siria, Turqia, Libani, India, Pakistani dhe BE-ja ishin gjithashtu të pranishëm.

Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, e quajti kapitullin e ri politik një “periudhë të efikasitetit”, duke shprehur mbështetjen për aleatin e tij të ngushtë konservator.

Ai tha se Irani “qëndron i palëkundur” në luftën kundër “hegjemonisë globale”, duke iu referuar në mënyrë indirekte SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button