Laporta: Nëse qëndronte Mesi, Barcelona do të shkatërrohej

Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, sot u shfaq para gazetarëve dhe u përgjigj në pyetjet se përse u lejua që të largohet Mesi nga “Kamp Nou”. Laporta potencoi se një skenar i tillë ishte e pavitueshme, për shkak të situatës financiare.

“Situata financiare dhe numrat janë më të këaiq se sa kam menduar edhe uë. Buxheti i tanishëm për pagat e futbollistëve nuk lejon asnjë hapësirë për manovra , ndërsa problemet bën edhe fair play financiar. Nuk mund të merrja një vendim që do të shkatërronte klubin. Barcelona është më e rëndësishme.

Me Mesin kishin precizuar detajet, por thjeshtë nuk mundeshim që ta regjsitrojmë. Fair Play Financiar nuk lejonte një gjë të tillë. Për fat të kqe kemi trashëguar një situatë katastrofale në aspektin e financave. Pagat janë 110 për qind nga fitimet e klubit dhe nuk ka asnjë hapësirë për manovra. Kur hymn ë klub, numrat që na u treguan ishin ndryshe nga realiteti. Humbjet e parapara janë shumë të mëdha, ndërsa edhe borxhi është tejet i lartë.

Të jemi të qartë, Mesi dëshironte që të qëndrojë dhe dëshira e tij nuk ishte vënë në dyshim. Dua të faleminderojë atë dhe të gjithë personat që ishin në bisedimet. Për fat të keq ndërprejmë bashkëpunimin për shkak të rregullave. Jam i shqetësuar, por kemi bërë gjithçka që ishte në duart tona. Do të fillojmë një kohë të re, pa Lionel Mesin, ndaj të cilin do të jemi çdoherë faleminderues.

Nuk dua të jap shpresa të rrejshme. Kishim afat që duhej të rregullojmë këtë çështje, pasi që La Liga do të nis për kohë të shkurtër. Mesi tani mund të kërkojë një klub të ri, pasi që bisedat janë mbyllur dhe nuk mund të regjistrojmë pasi që ka kaluar edhe afati i regjsitrimit,” tha mes tjerash Laporta.

LEXO EDHE:

Back to top button