UEFA: Karasev drejton sfidën Çellsi-Viljareal

Komiteti i Referëve të UEFA sot konfirmoi se Sergej Karasev nga Rusia do të drejtojë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s në mes Çellsit dhe Viljarealit, që do të zhvillohet të mërkurën (11 gusht) në stadiumin kombëtar në Belfast të Irlandës Veriore.

42 vjeçari, është arbitër me amblemë të UEFA-s nga viti 2009 dhe rregullisht ka drejtuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ligës Evropa dhe ato të kombëtareve, të zhvilluara nën ëmbrellën e UEFA-s.

Ai ndau drejtësin edhe në 3 ndeshje në EURO 2020, përfshi edhe sfidën e 1/8 së finales, në mes Holandës dhe Çekisë.

LEXO EDHE:

Back to top button